Në Kaskadën e Drinit ulen prurjet dhe shkarkimet

Kaskada e lumit Drin

Gjendja në akumulimet e ujit në Kaskadën e Drinit paraqitet e qëndrueshme, ku sipas raportit ditor të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nivelet në liqenet e kaskadës janë: në Fierzë 292.4 metër mbi nivelin e detit (mnd), pranë nivelit maksimal prej 296 mnd, në Koman 170.6 mnd dhe Vau i Dejës 73.8 mnd. Prurjet natyrore janë në rënie të moderuar, me 500 m³/s në Fierzë, 250 m³/s në Koman dhe 50 m³/s në Vau i Dejës.

Rënia e intensitetit të reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të dukshëm në Kaskadën e Drinit. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, ku sipas raportit ditor të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nivelet në liqenet e kaskadës janë: në Fierzë 292.4 metër mbi nivelin e detit (mnd), pranë nivelit maksimal prej 296 mnd, në Koman 170.6 mnd dhe Vau i Dejës 73.8 mnd.

Prurjet natyrore janë në rënie të moderuar, me 500 m³/s në Fierzë, 250 m³/s në Koman dhe 50 m³/s në Vau i Dejës.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, shkarkimet vijojnë të jenë të kontrolluara. Në liqenin e Fierzës nuk ka shkarkime, në Koman shkarkimi është 200 m³/s dhe në Vau i Dejës 300 m³/s.

Ndërkaq, sa i përket prodhimit ditor të energjisë elektrike, raportohet të jetë 27 mijë MWh. KESH bën me dije se situata po ndiqet në kohë reale, me qëllim garantimin e sigurisë dhe eficiencës në operimin e kaskadës, ka transmetuar ScanTV. Ndërsa kushtet atmosferike ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të situatës, pasi sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje lokale të dobëta.