Mungesë kuorumi, dështon miratimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimorë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë.

Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni.

Reklama e sponzorizuar

Sipas propozimeve të partive, nëse do të themelohej komisioni, kryesuese do të ishte Hykmete Bajrami nga LDK, zv/kryesues Hajdar Beqa nga PDK ndërsa anëtarë do ishin Abelard Tahiri, Besian Mustafa dhe Pal Lekaj.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se ky grup parlamentar nuk do të propozojë emra, ndonëse ju takojnë pesë.

Ky komision u vu në votim në seancën e mbajtur sot në Kuvend e cila u thirr nga LDK.

Para se të niste votimi, Kryekuvendari Konjufca bëri të ditur se mandati i një komisioni parlamentar hetimor është 6 muaj dhe parashihet t’i ketë 11 anëtarë.