Çmimet në ALPEX, pranë bursës hungareze – Raporti i ERE: Në 73% të rasteve janë të njëjta

Fotografi ilustruese

Në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës Hungareze”. Të dhënat për periudhën 6-mujore janë raportuar nga ALPEX pranë Entit Rregullator të Energjisë, që ka kryer analizën midis çmimeve mesatare të saj me ato të HUPX për të gjetur korrelacionin midis tyre. Të dhënat tregojnë gjithashtu se çmimi mestar në Bursën Hungareze, HUPX, rezulton më i ulët në 65.4% të rasteve ndërsa në ALPEX në 34.6% të rasteve ose 5.01 euro/mWh mesatarisht më i lartë në ditë.

Sa i takon korrelacionit të çmimeve mesatare Shoqatën Evropiane të Shkëmbimit të Energjisë, ALPEX raporton se në 67.6 % të rasteve, çmimet ndjekin të njëjtin trend (rritës ose zbritës), ndërkohë çmimi mestare në HENEX rezulton më i ulët në 45.6% të rasteve, ndërsa në ALPEX në 54.4% të rasteve ose 0.34 Euro/mWh mesatarisht më i ulët në ditë.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX nisi operimet në datën 11 prill 2023, ndërkohë që në muajin shkurt të këtij viti u shënua bashkimi I tregut me Kosovën. Që nga nisja e opereimeve numri i kompanive të listuara ka ardhur në rritje, ndërkohë që sipas raportit të depozituar në ERE, aktivë në procesin e tregtimit që luhatet midis 15-16 pjesmarrës në të dy tregjet. Funksionimi i bursës paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar