Nafta shtrenjtohet për 20.9% brenda 23 ditësh në Kosovë

itja e çmimit të naftës në Kosovë nga 1.39 euro më 1 korrik në 1.68 euro më 23 korrik 2026.
Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është rritur për 29 centë për litër brenda 23 ditësh.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është rritur për 29 centë për litër, ose rreth 20.9 për qind, brenda 23 ditësh.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, më 1 korrik 2026 çmimi maksimal i naftës ishte 1.39 euro për litër. Më 23 korrik, ky çmim ka arritur në 1.68 euro për litër.

Reklama e sponzorizuar

Kjo nënkupton se një litër naftë kushton 29 centë më shumë krahasuar me fillimin e muajit.

Si ndryshoi çmimi i naftës gjatë korrikut?

Vetëm gjatë javës së fundit, çmimi maksimal i naftës ka ndryshuar pothuajse çdo ditë:

– Më 17 korrik: 1.60 euro për litër;
– Më 18 korrik: 1.63 euro për litër;
– Më 19 dhe 20 korrik: 1.64 euro për litër;
– Më 21 korrik: 1.66 euro për litër;
– Më 22 korrik: 1.67 euro për litër;
– Më 23 korrik: 1.68 euro për litër.

Nga 17 deri më 23 korrik, çmimi maksimal i naftës është rritur për tetë centë për litër.

Shtrenjtohet edhe benzina, bie çmimi i gazit

Krahasuar me 1 korrikun, është shtrenjtuar edhe benzina. Çmimi maksimal i saj është rritur nga 1.35 në 1.49 euro për litër, ose për 14 centë.

Në të njëjtën periudhë, çmimi maksimal i gazit ka rënë nga 0.68 në 0.60 euro për litër, përkatësisht për tetë centë.

Çmimet e publikuara nga MINT-i përfaqësojnë kufirin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve. Kjo do të thotë se pikat e shitjes mund t’i shesin derivatet me çmime më të ulëta, por jo mbi kufirin e përcaktuar.

Lexo më shumë:Nafta shkon në 1.64 euro për litër, MINTI publikon çmimet e reja të derivateve