Çmimi i naftës në Kosovë arrin në 1.73 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.73 euro për litër, për benzinën 1.52 euro për litër, ndërsa për gazin mbetet 0.60 euro për litër.

Krahasuar me dy ditët e fundit, çmimi maksimal i naftës është rritur me 1 cent, pasi më 26 dhe 27 korrik ishte 1.72 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.52 euro për litër, ashtu si edhe ai i gazit në 0.60 euro për litër.

MINTI u bën thirrje qytetarëve që çdo parregullsi lidhur me zbatimin e çmimeve maksimale të lejuara ta raportojnë pranë autoriteteve përkatëse.