Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka emëruar vetëm një këshilltar, nga dhjetë sa kishte premtuar. Nga partia që ai udhëheq, thonë për T7 se kryeministri në javët në vazhdim do ta kompletojë stafin, derisa nga shoqëria civile po vlerësohet si pozitive numri i vogël i këshilltarëve dhe zv/ministrave.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj pas vetes kishte një armatë këshilltarësh politikë.
Zyra e tij, kishte rreth 40 persona të punësuar.
E njëjtë nuk do të veprojë kryeministri aktual. Albin Kurti, pas vetës planifikon t’i ketë vetëm 10 këshilltarë.
Ndërsa deri më tani, zyrtarisht ka angazhuar vetëm shtetasin amerikan Tienmu Ma si këshilltar të jashtëm politik.
Se do ta mbajë premtimin e tij për një numër të vogël të këshilltarëve, po e thotë edhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”
Demhasaj me tutje thotë që numri i vogël i këshilltarëve në kabinetin e kryeministrit e të ministrave do e kursejë edhe buxhetin e shtetit.
Në anën tjetër stafin ka filluar të kompletojë edhe kryekuvendarja, Vjosa Osmani.
Pranë saj për ta këshilluar janë Faton Peci, ish kandidat për deputet, Artan Murati, ish anëtar i shoqërisë civile e emri i tretë që po flitet është Bekim Kupina ish gazetar.
Kurse kabinetet e ministrive ende nuk janë në proces të rekrutimit.