Pandemia COVID-19 shton 15 trilionë dollarë në borxhin botëror

Në tre tremujorët e parë të vitit 2020, borxhi botëror u rrit me 15 trilionë dollarë duke arritur në gjithsej 272 trilionë dollarë pasi pandemia COVID-19 detyroi mbylljen e bizneseve dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), pas një rritjeje të madhe në nivelin e borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), respektivisht krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar nga 320 për qind në 362 për qind, rritja në tremujorin e tretë ishte më modest, për shkak të rimëkëmbjes.

Deri në fund të këtij viti, borxhi botëror pritet të arrijë në 277 trilionë dollarë apo 365 për qind e PBB-së botërore.

Reklama e sponzorizuar

Kurse, deri në fund të tremujorit të tretë, niveli i borxhit ndaj PBB-së në tregjet e ekuilibruara ishte 432 për qind ndërsa në tregjet në zhvillim ishte 250 për qind.

Në shkallë botërore, deri në fund të tremujorit të tretë borxhi i korporatave jo-financiare ishte 79.6 trilionë dollarë, i qeverive 77.6 trilionë dollarë, sektori financiar 65.6 trilionë dollarë dhe ekonomia shtëpiake 49.2 trilionë dollarë.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë, me COVID-19 janë konfirmuar mbi 56.2 milionë raste në mbarë botën, prej të cilëve mbi 1.34 milionë kanë vdekur.