AUV ende asnjë reagim për akulloret që dyshohen me përmbajtje kancerogjene

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë nuk ka reaguar ende për lajmet e raportuara për disa produkte me përmbajtje kancerogjene që po tregtohen në Kosovë e rajon.

Fjala është për disa akullore të brendeve Twix, Bounty, Snickers dhe Mars, për të cilat autoritetet ushqimore të Bashkimit Evropian dhanë alarmin ditëve të fundit për përmbajtje kancerogjene.

Reklama e sponzorizuar

Pas këtij alarmi, Shqipëria dje ka hequr nga përdorimi dhe ka asgjësuar 6 llojë të akulloreve që përmbanin këtë lloj substance të palejuar.

“Në vijim të njoftimit të ardhur nga sistemi Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë i BE për përmbajtje oksid etileni, substance e paautorizuar ne stabilizues lygom të përdorur për prodhimin e akullores, AKU në bashkëpunim me OBU-të të cilët kanë importuar, shpërndarë dhe tregtuar produktet në fjalë, mbi bazën e sistemit të gjurmueshmërisë, inspektimeve fizike tek subjektet importuese dhe tregtuese, është bërë e mundur tërheqja nga tregu e këtyre produkteve, sipas specifikimeve teknike (Nr. Loti, datë skadence dhe sasi) të evidentuara nga sistemi RASFF. Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TwIX Ice Bar; TWIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit” – thuhej në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit atje.