Për dy javë rreth 600 zyrtarë publikë deklaruan pasurinë në AKK

Agjencia Kundër Koruupsion (AKK)

Në javën e dytë të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publikë, ndërsa deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publikë, ka bërë të ditur në një komunikatë për media Agjencia kundër Korrupsionit.

Më 01 mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ku të gjithë zyrtarët e lartë publikë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022.

Deklarimi do të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publikë.

Reklama e sponzorizuar

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, rikujton të gjitha subjektet deklaruese se mosdeklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publikë, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës: [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklarues.

Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës së zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, vizitoni ueb-faqen zyrtare të AKK-së: https://www.akk-ks.org/.