Shqipëria e Kosova me çmimet më të larta të derivateve në rajon

Nafta
Pikë e shitjes së derivateve

Çmimet e naftës kanë pësuar rritje të jashtëzakonshme në disa vende të Evropës, pas sanksioneve të Perëndimit karshi Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Edhe në Kosovë, çmimet e naftës kanë arritur nivele të larta.

Gjatë së martës, në Kosovë çmimi i naftës ka shkuar në 1.79 euro. Në vendet e rajonit, vetëm Shqipëria e ka çmimin e naftës më të lartë se Kosova, sipas uebsajtit që përditëson çdo javë çmimet e naftës në botë, Global Petrol Prices.

Në Shqipëri çmimi ka shkuar në 2.04 euro. Në Maqedoninë e Veriut 1.66, në Malin e Zi 1.57 e në Serbi 1.75.

Reklama e sponzorizuar