Haradinaj thirrje rrjeteve tregtare: Mos i rritni çmimet kur janë diaspora në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj teksa ka organizuar pritje për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, tha se Kosova është me fat që dashuria e diasporës për atdheun e vet nuk ka ndryshuar asnjëherë. Haradinaj kërkoi nga ata që të ruajnë identitetit dhe mos ta harrojnë Kosovën.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrjeve rrjeteve tregtare dhe kompanive që të mos ketë rritje të çmimeve kur diaspora vjen në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë nëse do të kishte ulje të çmimeve.

Reklama e sponzorizuar

“U bëj thirrjeve rrjeteve tregtare, të gjitha kompanive që mos ta bëjnë një gjë të tillë. Në fakt në shenjë solidariteti do të ishte mirë me bo kujdes, ndonjë lehtësi, ndonjë lirim, e jo të rriten çmimet në këtë kohë”, ka theksuar Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka thënë se duhet të ketë kujdes ndaj diasporës për shkak se ata kanë shumë mundësi të tjera ku të kalojnë pushimet por zgjedhin të vijnë në Kosovë.

“Se ata zgjedhin me ardhë në Kosovë kur kanë edhe shumë mundësi të tjera ku munden me shku e na duhet me bo kujdes me këtë, pra mos me u dërgu një porosi e gabuar”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe taksën e panevojshme që iu vihet mërgimtarëve kur hyjnë në Kosovë.

“Kur vini këtu po ashtu ju presim në kufi me dënimin, me kartonin qe nuk u heq ende e pastaj edhe me vështirësitë tjera me lajme tjera” është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka organizuar sot pritje për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Para bashkatdhetarëve të pranishëm Haradinaj iu ka thënë se Kosova nuk i ka harruar ata. Ai tha se bashkatdhetarët janë zëri i vendit nëpër botë. 

“Kam shku i ri jashtë dhe i kam pa mundësitë atje dhe kam qenë si diasporë për dhjetë vjet. Jetën që e bëni ju e njoh edhe prej kësaj perspektive, kam qenë punëtor është sfiduese sepse atje punohet, fitohet por edhe standardi është i lart. Në jemi shqiptarë kudo që jemi dëshirojmë me ruajtur identitetin, fëmijët dhe nuk është lehtë në vend të huaj. Dëshirojmë me pas edhe zërin tonë të fuqishëm. Edhe kur bien në vështirësi nuk keni heqë dorë prej Kosovës. Kemi disa sfida që nuk i kemi mbyllur, por duam me i përmbyllë. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB, NATO-s, me iu përgjigje interesave të qytetarëve”. /Monitor.al/