Trusti pa bord që nga marsi, Hoti tregon pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar situatën me Trustin Pensional të Kursimeve.

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar trusti ka performuar negativisht.

Reklama e sponzorizuar

“Gjatë vitit 2022, kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 mil euro. Çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%”.

Sipas Hotit për shkak se Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 janë disa pasoja:

(1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe

(2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Ai thotë se në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

“Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë. Këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e Bordit për votim në Kuvend”, ka shkruar Hoti duke prezantuar edhe një grafik./Telegrafi/