Debat i ‘ashpër’ në mes të Matoshit dhe Abdixhikut rreth zhvillimit ekonomik në vend

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka zgjedhur që t’i përgjigjet deputetit të LDK-së, Lumir Abixhikut, i cili ditë më parë në një reagim në profilin e tij në facebook ka hedhur kritika të shumta për mënyrën se si qeveria Haradinaj po udhëheq me Kosovën.

Në këtë reagim Abdixhiku kishte përmendur rritjen e papunësisë, rritjen enorme të numrit të zëvendësministrave, për rënien e investimeve kapitale nga 400 milionë në 100 milion dhe për shumë çështje tjera.

Ndërsa Matoshi si përgjigje për këto kritika të Abdixhikut për çështje ekonomike, ka pasur një analizë të Bankës Botërore sipas të cilës që nga viti 2017 Kosova ka pësuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon me 4.5 për qind.

Reklama e sponzorizuar

“Lumir? Banka Botërore: Kosova e para në rajon me rritje ekonomike”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook.