Haradinaj “shter” Fondin e Rezervës, shpenzoi mbi 1.2 milionë më shumë sesa që planifikoi

Mbi 1.2 milionë euro më shumë se që ishin planifikuar ka shpenzuar Qeveria Haradinaj nga Fondi i Rezervës gjatë këtij viti. Kjo Qeveri shteri Fondin e Rezervës prej 4.8 milionë eurosh vetëm për 9 muaj.

Megjithatë, kjo shumë nuk i është mjaftuar Qeverisë në largim. Të martën në këtë fond është derdhur edhe një shumë nga mjetet e kursyera buxhetore. Shuma e shpenzimeve arriti në mbi 6 milionë euro.

Mënyra e shpenzime të këtij fondi, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, është në kundërshtim me Ligjin për financa publike dhe aktet nënligjore, shkruan sot Koha Ditore. Sipas tyre, shumica e aktiviteteve të përkrahura nuk hyn në kuadër të rasteve urgjente, por hyn në kuadër të keqplanifikimit, keqpërdorimit dhe keqadministrimit të parasë publike.

Reklama e sponzorizuar

Këto aktivitete do të mund të planifikoheshin në linjat e rregullta buxhetore dhe të mos përdoreshin fondet e rezervës.