Çmimet për sigurim të automjeteve janë rritur me 26 për qind vitin e kaluar përmes një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Por sa kushton aktualisht sigurimi i veturës?
Fillimisht duhet ditur se çmimet për tarifat e automjeteve rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.
Si shembull, për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik sigurimi kushton 74.71 euro.
Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, arrin në 313.78 euro. /Buletini Ekonomik/