
Rritja e numrit të bizneseve të reja në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë vitit 2026.
Të dhënat zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar më shumë ndërmarrje të reja sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në periudhën nga 1 janari deri më 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja në Kosovë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin regjistruar 6,545 biznese, çka nënkupton se këtë vit janë hapur 289 biznese më shumë. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 4.4 për qind në numrin e regjistrimeve krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas Ministrisë, këto të dhëna pasqyrojnë vazhdimin e aktivitetit sipërmarrës në vend dhe interesimin për krijimin e bizneseve të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Rritja e numrit të bizneseve të reja konsiderohet një nga treguesit e aktivitetit ekonomik, pasi reflekton interesimin për investime, zgjerimin e iniciativave private dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. /Buletini Ekonomik/
Lexo më shumë:
A do të vlejë edhe për biznese ndalimi i pagesave me para të gatshme mbi kufirin 2 mijë euo








