Rritja e çmimeve, energjia elektrike dhe largimi i kapitalit investues, janë disa nga sfidat kryesore që kanë karakterizuar vitin 2025 për bizneset në Kosovë.
Ndërkohë, 4000 deri në 4500 biznese u mbyllën mbrenda vitit, sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve. Sipas një studimi të tyre, shkaqet që po qojnë bizneset drejt mbylles janë të ndryshme.
“Sipas një studimit të AKB-së, bizneset pse mbyllen janë arsye pse e humbin fuqinë konkuruese karshi bizneseve të fuqishme, humbin treg, nuk kanë mbështetje financiare dhe ne e kemi pa që bankat këtë vit edhe e kanë interesin më të lartë dhe i kanë vështirësu kreditë. Po ashtu, bizneset ankohen që politikat fiskale nuk janë aq të mira. Po ashtu, energjia elektrike që ka dal sivjet si problem i bizneseve që në vitet e kaluara nuk ka qenë një gjë e tillë.”, thotë Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Ndërsa, se si ndikoi drejtëpërdrejt shtrenjtimi i energjisë elektrike tek bizneset e tregon Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
“Njëra ka pësu nga ngritja e çmimit të energjisë 16.1%, tjetra ka pësu nga libralizimi i tregut të energjisë. E para ju kanë rrit kostot shumë të produkteve, për shkak se në të njejtën kohë edhe nga bujqit ku e marr këtë rast qumshtin edhe tek këta është rrit çmimi për shkak se edhe ata kanë dal 16.1%, plus ky e ka çmimin 16.1% prap edhe një herë që duhet me bo prodhimin. Po të thotë te ky po rritet dyfishi. Te biznesi tjetër është biznes shumë i madh në Kosovë çka po përballet këtë periudh që përpos që po paguan tre-katër fish faturat, ai ka pësuar edhe dëme nga reduktimi i energjisë të paparalajmëruara.”, është shprehur Kushtrim Ahmeti.
E këta faktorë më së shumti po godasin bizneset e vogla dhe mikrondërmarrjet.
“Në masën më të madhe i godasin bizneset e vogla dhe mikrondërmarjet. Ato e kanë shumë të vështirë me manovru dhe navigu një situatë të tillë dhe kryesisht këto ndërmarrje janë ndërmarrje të vogla, ndërmarjet familjare, janë ato marketet e lagjes që nuk munden me u furnizu për shkak të çmimeve të larta të furnitorëve dhe nuk dalin konkurent. Janë kafet, pjesa e gastronomisë, pjesa e tregtisë. Ku ma llogari ki me mbajt dyqanin hapur vetë se sa me pagu një puntor”, thotë Besnik Avdiu.
Si një trend shqetësues, Avdiu e sheh edhe largimin e kapitalin investues nga vendi në drejtim të vendeve të ndryshme të Ballkanit.
“Është për t’u shqetësuar se kemi një trend të largimit të kapitalit nga vendi jonë. Vetëm në tetor nëse nuk gaboj kemi pasur rreth 250 milion euro vlerë të kapitalit që investitorët nga Kosova e kanë zhvendos në Shqipëri. Nuk e di a ka të dhëna tjera krediblile për zhvendosjen e kapitalit nëpër vende si Mali i Zi, Maqedoni, vetëm për rajon, pastaj edhe për vende si Gjermania. Kjo është një indikator që edhe investitorët e mëdhejnë dhe ndërmarrësit e fuqishëm në vendin tonë po përballen me sfida që të mendojnë një qëndrueshmëri më të madhe të biznesit dhe afarizmit tyre”, shprehet Avdiu.
Në anën tjetër, kryetari i Aleances Kosovare të Bizneseve, Agim Shahi thotë se ndikim negativ tek bizneset pati edhe page minimale, për të cilën, sipas tij, Qeveria e Kosovës mori vendim pa u konsultuar me biznese. Prandaj, siç thotë ai, kjo më pas ndikoi që disa biznese t’i shtynte në informalitet, e disa të mbyllen krejt. /Tëvë1/









